-Politikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit

Deputeti socialist: PS dhe LSI të hyjnë të ndara në zgjedhje

maxresdefault-1-905x395

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste tashmë le të hyjnë të ndara në zgjedhjet parlamentarë të 18 qershorit. Këtë e ka shprehur në rubrikën “Opinion” në “News24”, deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati. Ai tha se me skadimin e afatit për regjistrimin e koalicioneve në KQZ, këto forca politike mund të shkojnë ndarazi në zgjedhje, por sipas tij e rëndësishme është që të zbatohet ligji, dhe që mekanizmi i gjithë procesit të jetë ligjor.

Teksa komentoi raportet brenda mazhorancës aktuale qeverisëse, Bushati tha se bashkëpunimi është pozitiv. Ai u shpreh se diskutimet brenda koalicionit janë të kuptueshme, duke u nisur nga fakti se çdo parti politike ka axhendën dhe platformën e saj politike.

“Nuk kas një problem në këtë pikë. Le të shkojnë edhe të ndara. Rëndësi ka të zbatohet ligji. Rëndësi ka të jemi sa më të ftohtë, dhe mekanizmi të jetë ligjor. Nëse ne i bindemi vetëm ligjeve, atëherë kjo pjesa e pasioneve do të zhduket. Sa më e qetë të jetë politika, aq më mirë për qytetarët. Forcat politike në Shqipëri herë pas herë kanë qenë të pamatura, të pamaturuara”, është shprehur Bushati.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko