2

Deputeti: Policia fsheh të vertetën, i moshuari u qëllua në krevat (foto)

               Publikuar në : 13:00 - 14/09/18 |
ri.de.

Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur sot në orën 04:00 në fshatin Rremas të Divjakës. Një 77-vjeçar ka mbetur i plagosur nga të shtënat e RENEA-s e cila po zhvillon një operacion për arrestimin e dy personave në këtë zonë. Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes Lika, dhe i plagosuri Haxhi Lika është në gjendje të rëndë pasi ka marrë plumba në kokë. Policia në një njoftim për mediat tha se “i moshuari kishte dalë në dritare me armë gjahu në dorë dhe kishte bërë rezistencë gjatë operacionit të RENEA-s, por familjarët pretendojnë të kundërtën, ata thanë se i moshuari është qëlluar në krevat pa dalë fare në dritare, aq më pak me armë në dorë.

Po kështu, edhe Partia Demokratike është vënë në mbështetje të familjarëve, duke thënë se policia po shtrembëron të verteten, për të feshur ngjarjen, pasi RENEA ka qëlluar pa asnjë shkak mbi familjen Lika.

Ervin Salianji përmes një statusi në facebook, shkruan: “Drejtuesit e policisë të tredhur nga krimi dhe të përdorur politikisht nga aleatet e krimit në qeveri, të pafuqishëm për të luftuar krimin dhe bandat bëjnë shoë me sirena dhe Renea nëpër fshatrat e Shqipërisë.

Sot që policia e shtetit nuk zbulon autorët e krimeve por i fsheh ata gjen kohën për të goditur në gjumë një të moshuar 77 vjeçar në fshatin Rremas të Lushnjes. Po aq kriminale sa ngjarja është shtrembërimi i të vërtetes nga policia dhe përpjekja per ta shitur si operacion kunder krimit.

Fotot brenda shtepise tregojne qarte qe i moshuari eshte goditur brenda shtepise, ne krevat, nga distanca e larget çka e rrëzon pretendimin e policisë.

Prandaj çlirimi i qeverisjes nga kthetrat e krimit nëpërmjet vetingut është mision historik. Policia duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, jo kunder qytetareve dhe ne ndihme te krimit!”

*Më poshtë janë fotot e familjes Lika, plumba gjithë andej dhe gjurmët e gjakut të të moshuarit në krevatin ku po flinte teksa u qëllua nga forcat RENEA.

*Bashkëngjitur edhe deklarata e Policisë së Shtetit për ngjarjen

Pas