-Kronikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit

Deputeti i PDIU aksidenton për vdekje një këmbësor

Deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi ka aksidentuar për vdekje një këmbësor në autostradën Durrës-Tiranë. 

Ngjarja konfirmohet nga burime zyrtare të Policisë së Tiranës.

Mësohet se deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi po udhëtonte me makinë gjatë natës, kur ka përplasur për vdekje një këmbësor 53-vjeçar, identiteti i të cilit nuk dihet.

Burimet sqaruan se deputeti u paraqit vet në komisariatin e policisë.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko