-Kronikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Deputeti Aqif Rakipi aksidentoi për vdekje 54 vjeçarin, fajtor shpallet viktima

Aqif Rakipi aksidentoi për vdekje një 54 vjeçar mëngjesin e sotëm në autostradë pranë mbikalimit të Rinasit, por pas disa orësh ai u la i lirë. Madje mësohet se ekspertët e aksidenteve dhe policia rrugore bashkë me prokurorët kanë cilësuar si fajtor viktimën.

54 vjeçari, Seit Sorra nga zona e Kasharit sapo kishte zbritur nga një furgon dhe po tentonte të kalonte rrugën kur u përplas nga Benz-i që drejtohej nga Aqif Rakipi. Deputeti e ka lënë viktimën në rrugë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Siç tha policia ai është dorëzuar vetë më vonë në komisariat.

Siç shihet në foto makina ka patur përplasje të fortë. Sakaq burime që deshën të mbeten anonime thanë se viktima ka patur dëmtime të mëdha dhe skena e aksidentit ka qenë horror.

Viktima sapo kishte zbritur nga një furgon bashkë me dy persona të tjerë. Në tentativë për të shkuar në anën tjetër të rrugës, ai kaloi para furgonit që kishte ndaluar, kur u përplas nga Benz-i që drejtohej nga Rakipi.
Policia tha se i ka bërë testin e alkoolit dhe ka rezultuar se Rakipi nuk ishte në gjendje të dehur.
Por dyshimet janë të forta se ai lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Në përfundim, policia dhe prokuroria vendosën që Aqif Rakipi të hetohet në gjendje të lirë për akuzat “largim nga vendi i aksidentit” dhe “shkelje të rregullave të qarkullimit”, ndërsa fajin kryesor ia lanë viktimës.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko