Kryesore

Deputetët demokratë akuza të forta Ramës: 1 km rrugë kushton 10 milionë euro

               Publikuar në : 11:40 - 07/08/18 |
m.b

Në një dalje port mediat deputetët e partisë demokratike Agron Shehaj dhe Lealba Peniku kanë hedhur akuza të forta ndaj Kryeministrit Rama dhe ministrave të tij për abuzime të forta me koncensionet publike.

“Kjo qeveri nuk përdor tenderat për të ndërtuar infrastrukturë, për partneritet, pasi thela bëhet më e madhe. Nga 200 partneritetet që ka bërë qeveria Rama, nuk janë bërë me kompani europiane. Pasi vetëm ata i sjellin një pjesë të parave Ramës. Çfarë marrëveshje partneriteti ka Rama me Vlima Nushin? Sa i kthen qeverisë? Projekti 1 miliardë shumë i mirë për Ramën dhe partnerët, por jo për shqiptarët. Me partnerët e Ramës 1 km rrugë kushton 10 milionë euro. Nuk bëhet Shqipëria me ministra të etur për pushtet. Anulimi i koncensioneve do të jetë hapi i parë që do të marrë PD kur të vijë në pushtet. Do jetë detyra jonë parësore që të ndalojmë këtë vjedhje. Askush nuk duhet të mendojë se mund të vjedh shqiptarët se kontratat e PPP-ve korruptive. Shteti i ka të gjitha instrumentet e nevojshme që të mbrojë paratë e shqiptarëve”, tha deputeti Agron Shehaj.

Ndërkohë deputetja Peniku foli për abuzimet me inceneratorët duke u  ndaluar vecanërisht tek inceneratori i Fierit i i cili i është dhënë një firme të sapokrijuar.

Pas