-Kronikë

Dënuar në Zvicër për drogë, fieraku kapet me 70 mijë euro në ‘Range Rover’

               Publikuar në : 18:38 - 14/09/18 |
rel d

Një 35-vjeçar është arrestuar gjatë një kontrolli në makinë, pasi iu gjetën 70 mijë euro.

Policia e Fierit sqaron se shtetasi Antonio Bregu u kap duke drejtuar mjetin  tip “Range Rover” në gjëndje të dehur.

Bregu ka qenë i dënuar në Itali dhe Zvicër për trafikim të lëndëve narkotike.

Mësohet se para 2 vitesh ka dalë nga burgu në Zvicër.

Ai akuzohet për veprat penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’, dhe ‘Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi’.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

 

 

Pas