-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit

Denoncoi gruan për rrahje, flet për herë të parë këngëtari Sajmir Çili

Këngëtari Sajmir Çili, i cili pak kohë më parë denoncoi ish-bashkëshorten e tij, Suela Kalaja për dhunë ndaj tij ka folur për herë të parë për këtë ngjarje.

Këngëtari Çili ishte i ftuar në emisionin tek “Rudina” në TV Klan, por nuk ka preferuar të japë shumë detaje rreth ngjarjes, ndërsa tha se divorci ka përfunduar mes tij dhe ish-bashkëshortes.

Këngëtari, bëri me dije, se nuk do dëshironte kurrë që problemet familjare të shkonin deri te organet e rendit.

“Nuk doja të shkonte deri te organet kompetente, por tashmë ndoshta do të merrem me ta. Disa gazetarë kanë keqinformuar, duke futur edhe vajzën time të mitur në mes. Për mua familja është e shenjtë dhe e ruaj privatësinë.Vajza është mirë, por nuk doja të shkonte deri në këtë pikë. Dashuria e babait për vajzën nuk rresht kurrë”, ka thënë Sajmir Çili.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko