-Politikë, -U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit

Denoncimi i Kryemadhit/ Kryetari i 4 klaneve mafioze është Edi Rama, shikoni foton ku është i rrethuar nga bandat

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka publikuar një foto ku sipas saj shikohet të jetë Sajmir Tahiri dhe Edi Rama që kanë dalë në krah të kriminelëve.

Kryemadhi theksoi se koka e gjithë krimit të organizuar, e gjithë mafias shqiptare dhe kryetari i katër klaneve mafioze, është Edi Rama.

Sipas saj, nëse Rama nuk ikën nga pushteti, ky vend do shohë çdo ditë e më shumë ditë të këqija.

 “Të gjithë do të bashkëpunojmë me një front të hapur. Unë kam një front të hedhur në “Facebook” dhe i lutem regjisë ta publikojë. Mund ta dijë çfarë do Rama dhe Tahiri që shikohen të rrethuar me kriminelë” tha Kryemadhi.

Ndërsa në “Facebook” Kryemadhi shkruan “Edi Rama me koalicionin e tij të krimit!
Këto janë pjesa e tepsisë dhe drejtuesit e timonit!”

 

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko