-U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit

Denoncimi i Gentian Zenelajt: S’mund të zhytës në ‘detin’ e Vlorës, pasi të hedhin dinamit

Gentian Zenelaj është shprehur se duhet të kesh shumë kujdes kur zhytës në ujë, pasi dikush mund të hedhë një kallëp dinamit ndërsa gjuan për peshk.

Këtë deklaratë Zenelaj e bëri sonte në emisionin “Opinion”, ku theksoi se tek stacioni i pompave në Vlorë hidhet dinamit.

Ai tha ndërsa je zhytur prej 12 metrash në ujë, vjen dikush dhe të hedh dinamit.

“Ky është tmerri i Shqipërisë. Mua ma kanë hedhur shumë afër, madje kam qenë në Himarë, gjatë fundit të muajit korrik, sigurisht që kam bërë dhe denoncim, por policia e ka dërguar në komisariat për ta liruar menjëherë pasdite”, tha Zenelaj.

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko