Aktualitet, Kryesore

Dënohet me burg ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski

Gjykata Themelore Shkupi 1 sot në seancën përfundimtare për rastin “Tanku”, shpalli fajtor Ish kryeministrin Nikolla Gruevski dhe shqiptoi dënim me burg prej 2 viteve, raporton Zhurnal. I akuzuari tjetër Gjoka Popovski u dënua me 6 vjet e gjysëm burg.

Ish kryeministri Gruevski nuk ishte prezent në seancën e sotme përfundimtare për rastin “Tanku” ku edhe iu shqiptua dënimi.

Aktgjykimin e publikoi gjykatësja Dobrilla Kacarska e cila pranoi kërkesën e PSP-së për dënim me burg për ish-kryeministrin Gruevski.

Mes tjerave, Kaçerska para gazetarëve por pa praninë e Gruevskit sqaroi disa dëshmi dhe veprën e Gruevskit e emërtoi si “vepër serioze”. Ajo shtoi se kundër Gruevskit janë ngirtur gjithësej pesë aktakuza.

Gjoko Popovski sipas Gjykatës ka keqpërdorur pozitën e punës dhe me veprat që i ka bërë, plotëson kushtet për aktakuzën që është ngritur kundër tij. Popovski pa dyshim ka qenë fytyra përgjegjëse që ka qenë ndërmjetësues në blerjen e Mercedesit, tha Kacarska.

Veprat e Gruevskiut poashtu plotësojnë elemtentet për pranimin e shpërblimit dhe plotësojnë elementet e aktakuzës kundër tij. Në këtë rast nuk ka dyshim se ka keqpërdorur pozitën e tij si kryeministër për të blerë Mercedesin, vlerëson gjykatësja.

Askush nuk duhet ti nënvlerësoj dhe nënçmoj qytetarët e Maqedonisë në mënyrë siç e ka bërë Gruevski i cili sipas gjykatëses ka bërë gjithçka të mundur dhe kundër ligjeve për të blerë Mercedesin. Ai madje ka shkuar një hap më tej duke aktruar se ai përdor makinën e vjetër që tek populli të fitoj pikë politike për zgjedhjet lokale./Zhurnal

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko