Kryesore

Dëmtohet në garë, Briken Çalja nuk arrin të sjellë medalje në Shqipëri

               Publikuar në : 20:32 - 04/11/18 |
m.b

Kampionati botëror i peshëngritjes nuk arriti të sjellë medalje për Shqipërinë as këtë të diel, me Briken Çaljen që mbeti jashtë podiumit pavarësisht një provë pozitive.

Shtangisti kuqezi garoi në baterinë A në peshën deri ën 73 kilogramë, por edhe pse dëmtimet e fundit e kushtëzuan, provoi të rivalizojë më të mirët, edhe pse pa sukses.

Në shkëputje, Çalja ngriti me sukses shtangën në dy provat e para, por në të tretën vuajti një dëmtim në këmbë, që iu shtua problemeve muskulare. Në këtë disiplinë ai mori vendin e 6. Në shtytje, peshëngritësi shqiptar thuajse përsëriti të njëjtën paraqitje, në fillim duke entuziazmuar me dy tentativa të suksesshme dhe më pas duke dështuar në atë vendimtare.

Kinezi Shi Zhijong u rendit i pari në dygarësh ndërsa Çalja e mbylli në vendin e 7.

Të hënën do të garojnë dhe dy peshëngritësit e tjerë shqiptar, Daniel Godelli dhe Erkand Qerimaj, të dy në peshën 81 kg. I fundit që ngjitet në pedanë në botërorin e Ashgabatit në Turkmenistan, është Krenar Shoraj në 6 Nëntor. / TCH

Pas