InstaBIZ

Del Piero i jep fund lidhjes, ndahet pas 19 vitesh nga bashkëshortja e tij

               Publikuar në : 20:36 - 12/06/18 |
Gerta

Një krizë e thelle e shkaktuar nga keqkuptime të vazhdueshme duket se ka qenë shkaku i fundit të dashurisë mes Alessandro Del Piero dhe Sonia Amoruso. Çifti nuk është shfaqur më në publik prej disa kohësh dhe sipas revistës Chi, të së mërkurës 13 qershor, divergjencat mes bashkëshortit dhe gruas nuk kanë mundur të kapërcehen.

Familja jeton në Los Angeles, por kur vijnë në Itali ai shkon në Milano, ajo në Torino.

Pas 19 vitesh dhe tre fëmijë së bashku, Alex dhe Sonia nuk kanë mundur dot të kapërcejnë këtë krizë.

Ish kampioni i Juventusit, pasi ka jetuar në Australi dhe në Indi, është transferuar me familjen në Los Angeles. Asnjë foto e çiftit në eventet mondane dhe asnjë foto në rrjetet sociale së bashku.

Pas