-Teknologji

Del me në fund një aplikacion që identifikon njerëzit!

Së shpejti do të jeni në gjendje të identifikoni njerëzit e panjohur duke përdorur aplikacion Shazam nga smartphone.
Kjo është risa që kompania Blippar ka nxjerr së fundmi.
Nëse më parë shazamin e përdornim për njohjen e këngëve sot ai do të përdoret dhe për identifikimin e njerëzve.
Deri tani nga eksperimentimet, Shazam mund të njohë 400.000 figura publike dhe norma e saktësisë është 99%.
Aplikacioni skanon fytyrat dhe sjell një profil me informacion rreth personit duke përfshirë dhe në cilat rrjete sociale ka një llogari.
Teknologjia përdor vizion të shpejtë kompjuterik dhe inteligjencës artificiale për të njohur fytyrat.
Specialistët e programin sqarojnë se përdoruesit mund të krijojnë edhe profilet e tyre me imazhin e tyre, duke përfshirë lidhje opsionale me profilet e mediave sociale, muzikën e preferuar,dhe informacione të tjera.
Danny Lopez, zyrtari kryesor operativ i Blippar ka deklaruar se kjo do jetë një mënyrë e re, unike dhe argëtuese për të treguar se kush je dhe për të mësuar më shumë për të tjerët.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko