Aktualitet

Deklarata e fortë e presidentes kroate për serbët

               Publikuar në : 19:07 - 09/03/17 |
rel d

Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, ka thënë për stacionin privat televiziv RTL të Kroacisë se mbështetja për fashizmin nuk është në rritje në vend, duke argumentuar se çdo problem është duke u shkaktuar nga grupet e margjinalizuara dhe kjo çështje është duke u ekzagjeruar nga Serbia.

“Le të mos përqendrohemi në një fashizëm ‘të dobët’. Serbia është ajo që po e vë në pah këtë gjë. Unë shoh [vetëm] incidente individuale”, ka thënë ajo, duke pretenduar se mediat i kanë dhënë së tepërmi vëmendje ndonjë incidenti të mundshëm.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Grabar Kitaroviç ka këmbëngulur se akuzat janë nxitur nga veprimet e grupeve të margjinalizuara dhe vlerëson se Kroacia nuk duhet t’i pranojë ato.

“Mos të heqim brekët para askujt”, ka përdorur ajo këtë shprehje vulgare, në mënyrë figurative, shprehje të cilën mediat serbe thonë se e ka bërë duke pretenduar për serbët.

Ajo është pyetur në lidhje me pretendimet për rritjen e simpatisë për fashizmin, për shkak të një marshimi të mbështetjes së presidentit amerikan, Donald Trump në qendër të Zagrebit, në fund të shkurtit, të organizuar nga partia e ekstremit të djathtë “Autochthonous Croatian Party of Right”.

Të djathtët tundnin flamuj të ustashëve si dhe flamurin e nazistëve gjermanë, duke marrë kritika nga ambasada amerikane në Zagreb.

Mediat e huaja shkruajnë se Departamenti Amerikan i Shtetit është shprehur në një raport të botuar në lidhje me nacionalizmin e dhe intolerancën në rritje ndaj serbëve dhe romëve në Kroaci, si dhe rritjen e rasteve të nostalgjikëve të ustashëve dhe anti-semitizmit.

Gjithashtu në raportin e vitit 2016 të Amnesty International, të lëshuar në shkurt, grupi i të drejtave ka fajësuar ish qeverinë e qendrës së djathtë të drejtuar nga kryeministri, Tihomir Oreskoviq, për atë që pretendohet se ka pasur një rritje të gjuhës së urrejtjes kundër serbëve.

 

Pas