4, Aktualitet, Kryesore

Deklarata e ambasadorit serb në Shqipëri: Kosova është e Serbisë

Pas Priftit Radomir Nikçeviç, për çështjen e pavarësisë së Kosovës foli këtë të hënë edhe ambasadori serb në Tiranë, Miroljub Zarić.

Nga Shkodra, ai u tha gazetarëve se Kosova “është e pavarur për Ju, për ne Jo” dhe se “ajo është toke serbe”.

Ambasadori Zariç komentet për Kosovën i bëri gjatë vizitave në komunitetin Serbo-Malazez në Shkodër me rastin e Krishtlindjes Ortodokse sipas kalendarit Julian.

Të dielën, prifti malazes pas meshës në Vrakë të Shkodrës tha se Kosova është vend i shenjtë i Serbisë./abcnews.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko