Kryesore

Dëbora bllokon qarkullimin e automjeteve në aksin rrugor Përrenjas-Qafë Thanë

               Publikuar në : 18:23 - 13/02/18 |
rel d

Reshjet e dendura të dëborës kanë krijuar probleme të mëdha në qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor Përrenjas- Qafë Thanë.

Mësohet se është vështirësuar kalimi i automjeteve në këtë aks rrugor, për arsyen se shumica e tyre ka qenë pa zinxhirë.

Burimet, bëjnë me dije, se është krijuar radhë e gjatë automjetesh në kthesat e Qafë-Thanës, deri në një kilometër.

Gjithashtu, theksohet se forcat e policisë kanë lejuar qarkullimin vetëm të mjetëve të pajisura me zinxhirë në Qafë Thanë, për shkak të rrezikut nga dëbora.

Po kështu reshje të dendura bore janë regjistruar edhe në qytetin e Librazhdit. Nisur nga situata, paraqitet vështirësi qarkullimi për mjetet në aksin Librazhd –Përrenjas.

Ndërkaq, policia ka ngritur postblloqe kontrolli për pajisjen e automjeteve me zinxhirë.

 

Pas