-Politikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Debat në Parlament/ Basha-Ramës: Ambasadori amerikan dhe Kryeministri italian të kërkuan të shkëputesh nga krimi i organizuar

Lideri demokrat Lulzim Basha e mori fjalën pas Kryeministrit në sallën e parlamentit, pasi ky i fundit sulmoi opozitën se nuk i gjen përgjegjësitë tek vetja për humbjen e zgjedhjeve. Lulzim Basha sapo mori fjalën i kërkoi llogari Kryeministrit se pse nuk foli as një fjalë për ngjarjen e Elbasanit, ku dy autorët kryesorë të ngjarjes janë larguar nga Shqipëria dhe ndodhen në Holandë. Po kështu Basha tha se Rama ka fshehur kërkesën e Interpolit për arrestimin e trafikantit Durim Keci. “U desh që të shkosh tek Gentiloni që të marrësh dhuprën për krimin e organizuar. Ta ka përmendur edhe ambasadori amerikan, por ti nuk ke asnjë fjalë se je pjesë e krimit të organizuar” tha Basha.

Pjesë nga fjala e Bashës në Parlament

Sulmi që i bëri opozitës është një përpjekje e dështuar sepse e ke lepurin në bark.
Ju drejtohet deputetëve të PS: Pse qeshini nga zori për ata që u vranë në Lushnje për 8 vjeçarin që u plagos në Vlorë? Për çfarë qeshni u kukulla pa integritet që ju ka caktuar krimi, keni njollosur një jetë të tërë. Nuk ju la shteg tjetër ky këtu (Rama) që sulmon 1 orë opozitën edhe di vetë se pse. S’ka nevojë të tregoj fotot, i keni pasur këtu dhe i keni akoma këtu (në parlament). E harruat Elvisin Roshin? Në Lezhë s’keni parti dhe as në disa rrethe të tjera sepse i sundon krimi.

Po këto sju bëjnë përshtypje se keni parë të ngrihet pistoleta në mbledhjet e kryesisë. Këto i keni dhuratë prej Edi Ramës. Ka tre javë që nuk thua asnjë fjalë për ngjarjen e Elbasanit. Dy të dyashurit ndodhen në Holandë edhe pse duhet të gjendeshin pas hekurave.

Pse u fsheh kërkesa e Interpolit për Durim Kecin? Po u desh të shkoje tek Gentiloni që të jepte dhupren drejpërdrejt. Tu tha (nga ambasadori amerikan) se duhet të luftoje krimin e organizuar. Po ti nuk e lufton dot se je kreu i krimit të organizuar.

/Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko