Sport, Te Fundit

De Biasi publikon sot listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen me Italinë

Jemi katër ditë larg nga ndeshja kundër Italisë e vlefshme për eliminatoret evropiane të Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Siç ju njoftuar dhe dje, në atdhe kanë mbërritur lojtarët e parë që janë grumbulluar nga trajneri De Biasi, ndërsa më vonë gjatë ditës së sotme, FSHF ka njoftuar konferencën ku do të bëhet publike lista.

“Në orën 10:30 De Biasi do jetë në një konferencë për shtyp në lidhje me listën e të grumbulluarve për ndeshjen zyrtare me Italinë apo miqësoren me Bosnjën”- shkruhet në njoftim.

Grumbullim këtë herë nisi ndryshe, me shumë lojtarë të dëmtuar dhe një pjesë me pak minuta në këmbët e tyre. Gjithsesi, kjo nuk pengon askënd nga ata që ka thërritur Xhani de Biazi që të jetë i motivuar dhe i bindur për të dhënë maksimumin.

Të parët që mbërritën në aeroportin “Nënë Tereza” ishin Azdren Llullaku, Taulant Xhaka, Amir Abrashi dhe Aliji

“Duhet të luajmë siç kemi luajtur deri më tani. Nuk duhet ta presim Italinë, por ta sulmojmë ne të parët. Jam gati të sakrifikoj kudo për të luajtur”, ka thënë Xhaka për ndeshjen kundër Italisë.

Siç shihet edhe nga foto e mëposhtme, futbollistët e parë që mbërritën në atdhe kanë darkuar bashkë, ku përveç tyre vihen re edhe dy përforcime të reja si Eros Grezda dhe Liridon Latifi./opinion.al

komb

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko