Sport, Te Fundit

De Biasi leksione gazetarëve: “Herë tjetër më merrni në telefon para se…”

de biasi

Prej orës 10:30 Giani De Biassi ka dhënë përgjigje për çdo pyetje që gazetarët i kanë drejtuar atij në konferencën për shtyp. Tekniku italian ka replikuar me pyetjet, ka treguar se me shqipen ka një marrëdhënie shumë më të mirë dhe ka dhënë përgjigje konkrete për rastin Gashi apo dhe të ardhmen e tij.

“Jemi këtu për të bërë sa më mirë në një ndeshje të tillë. Është e vërtetë ajo që kam parë në transmetimet tuaja, në shkrime apo në të përditshmet sportive, duke ju referuar dëmtimeve, mos aktivizimeve dhe problemeve të ndryshme. Por nisur dhe nga fakti që trajner të ndryshëm në klubet ku luajnë, kjo mund t’i bëj më të motivuar për të dhënë maksimumin në këtë ndeshje.

Ju prezantoj fillimisht veç listës së lojtarëve të grumbulluar, ndihmësin tim Veroneze që do të zërë vendin e Paolos. Është një trajner me të cilin kam punuar dhe kam bërë gjëra të mira. Ka cilësi të shkëlqyera dhe jam i lumtur që e kam në krah për të bërë së bashku një rrugë të gjatë.

Ka lojtarë që nuk kanë luajtur siç përmenda por kanë dëshirën të tregojnë se sa vlejnë. Një pjesë e shumë futbollistëve stërviten me shumë seriozitet dhe kur nuk thërriten për të luajtur të dielën nuk e përjetojnë mirë me të drejtë. Unë mendoj që ne duhet ta shfrytëzojmë pozitivisht këtë situatë.

Nuk ka probleme fizike apo probleme të tjera përsa i përket lojtarëve të grumbulluar në listë. Ka lojtarë që nuk kanë luajtur mjaftueshëm por ka dhe lojtarë si Hysaj që kanë mbingarkesë në këmbë. Megjithatë probleme nuk ka, nëse do të kishin nuk do të ishin përfshirë në listë.

Kemi marrë dy disfata të ndryshme dhe shumë të shpejta pas Europianit me Spanjën dhe Izraelin. Euforia dhe gjithçka ka lidhje me të duhet lënë pas menjëherë. Në skuadër nuk mungon përgjegjshmëria dhe dëshira për ta përgatitur ndeshjen si duhet.

Së pari më duhet të shoh gjendjen e të gjithë grupit të lojtarëve që kemi grumbulluar. Më pas do të vëmë në zbatim planin që kemi ndërtuar. Të luash kundër Italisë do të thotë të japësh maksimumin e mundshëm. Për fatin tonë të keq, Italia po kalon  një moment të mirë teknik me lojtarë që luajnë rregullisht dhe shënojnë me skuadrat e tyre.

Gashi? Është një lojtar të cilin unë nuk e zgjedh për të qenë pjesë e skuadrës sonë. Objektivi? Të mbyllim kualifikueset në vendin e dytë pasi vendi i parë duket i pamundur. Mos harroni që jam dorëhequr nga kontrata shumë të majme për të qëndruar këtu në Europë.

Mund të më merrni mua në telefon sa herë të doni. Mos ju referoni se çfarë shkruhet në media të ndryshme, pasi jo çcdo gjë shkruhet është e vërtetë. Mua nuk më ka pyetur njeri në lidhje me kontratën. Mos ju referoni gjërave që thuhen pa i konfirmuar ato.

Për kontratën time mund të pyesni punëdhënësin tim. Nuk flas për kontrata dhe hipoteza që kanë lidhje me të.

Për Mavraj, vendosëm të mos e grumbullonim për shkak të dëmtimit të tij. Këtë vendim e mora pasi u konsultova me stafin mjekësor dhe vlerësuam rezonancën”, ka deklaruar tekniku italian./newssport

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko