Foto, Galeri, InstaBIZ

Dashuri në skenë! Këto janë 28 çiftet e showbizit shqiptar që janë ende bashkë

Dashuria është ndjesia më e bukur, e cila lind në rrethana të ndryshme dhe të papritura.

Ndër historitë e dashurisë më të bukura konsiderohen edhe këto të personazheve të njohur shqiptar, të cilët e kanë gjetur atë në skenën ku kanë performuar, apo ambientin e përbashkët të punës. Dashuri të tilla janë të shumta, madje të nisura edhe shumë vite më parë. Ndiqni më poshtë historitë më të bukura të dashurisë, që kanë përfunduar në martesë!

Timo Flloko dhe Vera Grabocka

Një çift mjaft energjik, i suksesshëm secili në profesionin e tij, Timo Flloko dhe Vera Grabocka janë të njohur jo vetëm për dashurinë e tyre, por edhe për arritjet e tyre profesionale. Vera një producente e njohur dhe Timo një nga aktorët më të mirë shqiptar.

Timo Flloko dhe Vera Grabocka

Helena dhe Ismail Kadare

Nëse në pamje të parë ikona e letrave shqipe të krijon përshtypjen e një njeriu të ftohtë, duket se krejt ndryshe është ai me dashurinë e jetës së tij. Në rrugët e Tiranës Helena dhe Ismail Kadare shihen gjithnjë dorë për dore dhe mjaft të dashuruar, gjithmonë në kohën kur ndodhen në Shqipëri. Çifti i shkrimtarëve janë shembull sa i përket ruajtjes së marrëdhënies së fortë mes tyre.

Helena dhe Ismail Kadare

Ardit dhe Anila Gjebrea

Një tjetër çift i njohur të cilët ndajnë së bashku jo vetëm dashurinë për njëri-tjetrin, por edhe anën profesionale. Ardit Gjebrea dhe bashkëshortja e tij Anila  ndajnë të njëjtin ambient pune dhe duket se kjo nuk i penguar aspak, që të jenë të dashuruar sin ë ditën e parë të njohjes së tyre. Ata kanë së bashku dy fëmijë Jonin tashmë të rritur dhe Anën e vogël.

Venera Lumani dhe Lind Islami

Dashuria e tyre për muzikën sollën edhe dashurinë për njëri-tjetrin. Venera Lumani dhe Lind Islami janë njohur gjatë kompeticionit “The Voice of Albania”, ku Venera u shpall fituese. Tashmë ata jetojnë në Tiranë dhe vijojnë të merren me muzikë, si dhe kanë realizuar bashkëpunime me njëri-tjetrin.

Vesa Luma dhe Big Basta

Nuk ishte muzika që i bashkoi çiftin e njohur Big Basta dhe Vesa Luma, por kërcimi! Ata u njohën më mirë më njëri-tjetrin gjatë pjesëmarrjes së tyre në spektaklin “Dancing Ëith The Stars” ku dhe u dashuruan. Para pak kohësh çifti kurorëzoi në martesë dashurinë e tyre dhe tashmë janë prindër të vogëlushit Lian.

Oni Pustina dhe Linda Poda

Oni dhe Linda e gjetën gjithashtu dashurinë për njëri-tjetrin në skenën e “Dancing Ëith The Stars”. Ata e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë dhe tashmë janë prindër të një vogëlusheje.

Klodjan Kaçani dhe Enkelejda Kamani

Tenori Klodjan Kaçani dhe soprano Enkelejda Kamani i lidhi dhe i dashuroi pasioni për muzikën lirike. Tashmë ata janë një çift i konsoliduar dhe së bashku ndajnë jo vetëm anën personale, por edhe sukseset dhe arritjet profesionale.

Klodjan Kaçani dhe Enkelejda Kamani

Enada Hoxha dhe Gerd Vaso

Nisur si një histori “rivalësh” në balet shumë pak mjaftoi për çiftin e balerinëve Enada Hoxha dhe Gerd Vaso për t’u kthyer në një nga çiftet më të bukur të artit shqiptar. Ata kanë shumë vite të martuar së bashku dhe prej dashurisë së tyre ka ardhur në jetë edhe vogëlushi bukurosh Roan.

Klaudia Pepa  dhe Albi Nako

Na është paraqitur si një dashuri mjaft pasionante, ashtu si disiplinat e ndryshme të baletit që ata bëjnë. Klaudia Pepa dhe Albi Nako janë dashuruar në paskuintat e spektakleve të ndryshme dhe tashmë janë të martuar. Ndonëse prej disa kohësh ajo jeton në Itali, ku ka shkollën e saj të baletit dhe Nako vijon me jetën këtu. Megjithate sërish çifti duket më i dashuruar dhe i afërt se kurrë.

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi

Ami dhe Ermali janë dy nga personazhet e njohur shqiptar, të cilët dashurinë e tyre të lindur në skenën e spektaklit “Portokalli” e kanë kurorëzuar prej vitesh në martesë. “Mesazhi i parë që i kam çuar Amit, për ta ftuar për kafe ka qenë gjatë mbledhjes së Portokalli. Por ajo nuk e kishte nr tim dhe pyeti se kush isha. Jam përballë teje o qorre, iu përgjigja unë”, kështu ka nisur historia e tyre e dashurisë, e cila nisur nga tipi i Ermalit, nuk mund të mungonin batuta të tilla. Pas një sërë programesh të realizuara së bashku dhe biznesit të tyre, tashmë Ami dhe Ermali janë edhe prindër të vogëlushit Joel.

Arbër Arapi dhe Marsida Saraçi

Të dy janë produkt i “Ethet e së premtes” ndonëse në periudha të ndryshme. Aktivitetet e përbashkëta bënë që Arbër Arapi dhe Marsida Saraçi të dashurohen së bashku dhe madje të nisin dhe të këndojnë me njëri-tjetrin. Megjithatë prej kohësh ata nuk kanë performuar më në skenat shqiptare.

Orinda Huta dhe Turjan Hyska

Janë një nga çiftet më të vjetër të shoëbizit shqiptar. Këto ditë ata kanë festuar 10-vjetorin e lidhjes së tyre. Në fillim të lidhjes ajo ishte këngëtare e re dhe ai pjesë e grupit “Produkt 28”. Por, përveç  dashurisë së tyre ndër vite ata janë rritur edhe profesionalisht, duke patur emisionet e tyre përkatëse. Sa i përket dashurisë së tyre ata do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në korrik të këtij viti në martesë.

Alban Dudushi dhe Bieta Sulo

Çift në jetë por edhe çift në profesion. Prej vitesh tashmë moderatori dhe gazetari Alban Dudushi dhe Bieta Sulo punojnë së bashku në Top Channel. Tashmë për pak kohë ata do të bëhen prindër të një djali.

Eneda Tarifa dhe Erjon Zaloshnja

Çiftin Eneda Tarifa dhe Erjon Zaloshnja padyshim që së bashku i ka lidhur muzika. Ajo këngëtare dhe ai kompozitor, Eneda dhe Erjoni kanë tashmë shumë vite së bashku dhe janë prindër të vogëlushes Aria.

Ilva Tare dhe Eduard Selami

Një politikan dhe një gazetare. Ilva Tare dhe Eduard Selami kanë qenë një nga çiftet e njohura më surprizë. Në historinë e tyre të dashurisë nuk ka vonuar të vijë edhe vogëlushja e tyre Melodi.

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj

Të dy këngëtarë, të dy mjaft të njohur dhe të dy shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një nga çiftet më romantike të shoëbizit. Ata kanë sjellë në jetë vogëlushen e tyre Ameli.

Olta Ahmetaj dhe Fabian Basha

Një balerinë dhe një këngëtar. Prej vitesh tashmë Olta dhe Fabi janë një çift i pandarë, lidhja e së cilëve daton herët që në fillesat e grupit “Produkt 28”, ku Fabi ka qenë vokalist. Fabi dhe Olta tashmë janë prindër të binjakëve Tristan dhe Liam.

Rudina Xhunga dhe Dritan Hila

Tashmë të dy kanë emisionet e tyre dhe të dy janë pjesë e ekranit. Rudina Xhunga dhe Dritan Hila disa vite më parë janë lidhur në martesë dhe janë prindër të Alanës së vogël.

Romir Zalla dhe Suela Bako

Një tjetër çift i njohur i ekranit. Aktorët Romir Zalla dhe Suela Bako janë njohur herët në akademi, për tu dashuruar dhe jetuar së bashku deri në ditët e sotme. Ata kanë dy fëmijë së bashku Kaltra dhe Hermes dhe miq të ngushtë rreth tyre flasin për ta si një çift mjaft të bashkuar dhe kompakt.

Alfred Peza dhe Mirela Ndini

Dy personazhe mjaft të njohur të botës së gazetarisë janë Alfred Peza dhe Mirela Ndini, të cilët prej shumë vitesh janë të lidhur në martesë. Megjithatë prej kohësh Peza nuk është më në radhët e gazetarëve duke vendosur të merret me politikë.

Ola Hasani dhe Ezdalin Gorani

Janë një nga çiftet e vjetra të baletit në vendin tonë të cilët tashmë kanë vite që janë të martuar, pas njohjes së tyre në Akademinë e Arteve. Ola dhe Ezdalini kanë qenë të pandarë për shumë vite edhe në punën e tyre në Top Channel.

Robert Budina dhe Sabina Kodra

Një çift mjaft simpatik artistësh janë padyshim Robert Budina dhe Sabina Kodra. Si në jetën e përditshme ashtu edhe në profesion ata janë një çift mjaft i dashur dhe mjaft të bashkuar me njëri-tjetrin. Pasioni për kinemanë është vetëm njëra nga anët që i bashkon.

Gaqo Cako dhe Luiza Papa

Një çift artistësh të njohur dhe të dashuruar me njëri-tjetrin qëkur kanë qenë adoleshentë. Ka qenë Liceu Artistik që i bëri së bashku dhe që tashmë prej shumë vitesh jetojnë dashurinë e tyre. Ata kanë sjellë në jetë kantautorin e njohur Pirro Çako.

Besa Kokëdhima dhe Eldi Smaja

Ajo këngëtare dhe ai baterist. Prej shumë vitesh Besa dhe Eldi jetojnë së bashku dashurinë e tyre larg kamerave. Besa nuk ka dashur kurrë të ekspozojë më tepër seç duhet jetën e saj private.

Nina dhe Avni Mula

Një ndër çiftet më të vjetra të dashuruar pikërisht në skenë janë pikërisht Nina dhe Avni Mula. Ata u njohën në Guvernatorin e Moskës dhe padyshim ishte një nga historitë e dashurisë më të bukura. Dashuria e tyre solli në jetë dy vajza Adelina dhe Inva Mula, e cila aktualisht është një nga sopranot me famë botërore.

Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi

Një tjetër çift i njohur që dashurinë e tyre e gjetën në skenë dhe sot gëzojnë një martesë të lumtur janë padyshim kompozitori Shpëtim Saraçi dhe këngëtarja Mira Konçi. Gjithashtu ndodhi për shkak të një bashkëpunimi mes tyre për të dhënë shkëndijen e parë të dashurisë mes tyre. Tashmë ata janë prindër të vogëlushëve Drin dhe Era.

Juliana Pasha dhe Altin Llakaj

Që në momentin e parë që ajo ka dëgjuar tingullin e kitares së tij ka mjaftuar që këngëtarja Juliana Pasha të dashurohet me bashkëshortin e sa aktual Altin Llakaj. Prej vitesh tashmë ata janë të lidhur në martesë dhe gjithashtu shpesh bashkëpunojnë edhe në muzikë./ revistabordo

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko