Metro

“Dashuri Bardhë e Zi”/ Xhunijet sulmon sërisht me armë Asllënë dhe Ferhatin, çfarë do të ndodh nesër?

Ferhat nuk i përgjigjet telefonatave të Jigitit. Asllë shikon mankthe me Xhemin. Asllë së i përzihet vazhdimisht.

Xhunijet thur një tjetër plan. Namëk shqetësohet për Jeterin dhe e viziton atë në qeli. Jeter i tregon Namëkut se i ka thënë Jigitit gjithë të vërtetën. Namëk trembet nga reagimi i Ferhatit. Pasi të mësojë të vërtetën. Jigit shikon në ëndërr të atin dhe ai i kërkon që të flasë me Ferhatin. Njerëzit e Xhunijetin përgjojnë hotelin ku ndodhen Ferhat dhe Asllë. Recepsionisti i hotelit arrin të lajmërojë Ferhatin se dhomën e tij po e sulmojnë njerëz të armatosur. Ferhat dhe Asllë largohen fshehurazi nga dhoma.

Njerëz të tjerë të Xhunijetit sulmojnë vilën e Namëkut. Dilsiz plagoset duke u përpjekur të shpëtojë Hyljan.

Hylja tronditet. Vildan mbron Gylsymin. Gylsym i lë amanet Nexhdetin Gylsymit. Gylsym i tregon Abidinit se vila po sulmohet nga njerëz të armatosur. Ferhat kap një nga kriminelët, por krimineli tjetër vihet pas tij dhe Asllësë. Ferhat arrin t’a vrasë. Namëk nuk i përgjigjet telefonatave të Handanit. Ajo nuk pranon të telefonojë policinë. Abidin mbërrin në vilë dhe hap zjarr ndaj kriminelëve. Abidin plagoset në krahë. Recepsionistin e marrin peng dhe Ferhat vihet pas tij për t’a shpëtuar.

Gylsym mjekon plagën e Abidinit, ndërsa Hylja plagën e Dilsizit. Xhunijet është i sigurtë që plani i tij ka shkuar siç e parashikonte. Policia merr në pyetje gjithë anëtarët e familjes për të zbuluar se kush e ka organizuar sulmin. Asllë bëhet krahu i djathtë i Ferhatit në ndjekjen e tij. Xhunijet shkon në vilë duke u shtirur sikur nuk di asgjë. Abidin dërgon Dilsizin në spital dhe Hylja u shkon pas. Vldanit i bën përshtypje sjellja e qetë e Xhunijetit. Azad gjen personin që ka denoncuar Jeterin në polici dhe e rrah atë për ta detyruar që të tërheqë  akuzat.

Ferhat nuk arrin dot të shpëtojë recepsonistin dhe i kërkon Azadit ndihmë. Ferhat i flet Asllësë, ndërsa ajo fle gjumë, duke u treguar tërësisht i sinqertë me të.

Ai i rrëfen Asllësë se është dashuruar me të, sepse ajo ka ditur të gjejë plagët e tij. Suna i lutet Jigitit që t’i tregojë të vërtetën. Jigit i referohet sërisht Jeterit si nënë dhe e pranon se nevrikosja e tij në të vërtetë ka qenë mall për familjen. Suna mëson se Namëk është babai biologjik i Ferhatit. Asllë i rrëfen Ferhatit se nuk ka më frikë nga situata ku jeta e saj vihet në rrezik.

Burimi:gazetapaloma

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko