Aktualitet, Kryesore

Dalin pamjet/ Momentet e tmerrit në “Havana Beach” ku kërciti pistoleta mes dhjetëra njerëzish

Sezoni turistik ka marrë mbrëmë një goditje të fortë për shkak të një ngjarje të rëndë të shënuar në një prej diskove të Dhërmiut. Një përplasje mes disa personave ka degjeneruar në përdorimin e armëve. Një person nuk ka ngurruar të qëllojë me armë në bar Havana duke shkaktuar kaos dhe panik të pushuesit vendas dhe të huaj.

Sipas dëshmitarëve në këtë ngjarje, pas të shtënave të armëve dhjetëra pushues dhe turistë janë larguar të tmerruar me vrap nga lokali duke shtypur njëri-tjetrin.

Policia tha se në pranga është vendosur një 23 vjecar nga Tirana me emrin Emiljano Nina, person me precedente penale. Policia nuk jep detaje se kush jane personat e tjere te perfshire ne sherr dhe se si ata kane arritur te hyjne me arme ne lokal.

Pamjet pak momente pas ngjarjes

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko