-Sociale

Dalin fituesit e Lotarisë Amerikane/ Shqiptarët dynden për përgjigjet, por bie serveri

Të gjithë aplikuesit në këto çaste mund të verifikojnë emrin e tyre nëse janë përzgjedhur ose jo nga Lotaria Amerikane.

Por fluksi i madh i shqiptarëve që kontrollojnë përgjigjet e tyre ka bërë që serveri i faqes së lotarisë online të bjerë.

Më 10 maj Ambasada Amerikane, njoftoi se lista e fituesve do të jetë publike prej ditës së sotme.
“Të martën, duke filluar nga ora 18:00, mos harroni të kontrolloni nëse jeni një nga të përzgjedhurit e Vizës së Lotarisë!  #PyetAnën”, shkruante Ambasada Amerikane në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”.

Për të parë përgjigjet përfundimtare të regjistruarit në DV-2019 duhet të vendosin në përdorim numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve, ndërsa fituesit do të informohen nga vetë autoritetet për ditën e nisjeve të procedurave të vizës.

Ju mund të kontrolloni në faqen e internetit E-DV www.dvlottery.state.gov

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko