-Kulturë

Dalin 5 këngëtaret e veshura më bukur në “Eurovizion”

Përveç se festival i muzikës, “Eurovizion” nuk i ka shpëtuar kritikëve të veshjeve, të cilët kanë renditur 5 artistët e veshur më mirë në këtë kompeticion.

Dihet historikisht se 42 këngëtarët konkurrues nuk përfliten vetëm për këngën e bukur që sjellin, por gjithashtu për zërin, performancën, stilin e veshjes, të gjitha këto kalojën në filtrat e syve kritikë.

Këtë vit kritikët kanë renditur 5 artistët që u veshën më mirë gjatë interpretimit të këngës në skenë dhe ata janë:

1.Nechayeva, këngëtarja që përfaqësoi Estoninë me këngën “La Forza” është renditur e para nga kritikët e veshjes. Ajo performoi në skenë me një fustan gjigant, ku gjatë gjithë kohës fustani merrte efekte dhe ngjyra të ndryshme si shkak i përdorimit të risive video-projektuese. Ky ishte një detaj i veçantë që e bëri këngëtaren e Estonisë të renditej e para për performancën në këtë kompeticion.

2.E dyta renditet këngëtarja që u shpall fituese e “Eurovizionit”, Neta përfaqësuesja e Izraelit, përveç këngës së bukur që solli dhe performancës funy, ka rrëmbyer dhe zemrat ‘syve kritikë’, të cilët e kanë renditur si artisten e dytë të veshur më mirë.

3.Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Fouriera, e cila përfaqësoi Qipron me këngën “Fuego”, ishte një nga artistet më të përfolura dhe u konsiderua që në gjysmëfinalen e parë si një fituese e “Eurovizionit”. Ajo shkëlqeu me performancën e saj super energjike, madje u krahasua me divën botërore Beyonce. Përveç se zuri vendin e dytë në këtë kompeticion, kritikët e vlerësuan Elenin si një prej këngëtareve të veshura më bukur.

4.Në vendin e parafundit renditet përfaqësuesja e Finlandës, Saara Aalto kishte zgjedhur një fustan të zi të shkurtër, mjaft klas dhe e kishte veshur me një palë çizme të gjata. Këngetarja dukej mjaft seksi teksa performoi këngën e saj “Monsters” në skenën e “Eurovizionit”.

5.Në listën e pesë këngëtarëve të veshur më mirë futet një djalë, Ari Olafsson përfaqësuesi i Islandës është i vetmi nga meshkujt që tërhoqi vëmendjen e kritikëve me kostumin e tij të bardhë.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko