Rusi 2018, Sport

Cristiano Ronaldo iu shkruan letër tifozëve: “Pse u largova nga Reali?”

Cristiano Ronaldo i tha lamtumirë Realit të Madridit nëpërmjet një letre të botuar nga klubi spanjoll në faqen e tij të internetit. Ylli portugez shpjegon largimin e tij dhe falënderon klubin e tifozët për gjithçka që ka përjetuar gjatë këtyre nëntë viteve.

Letra e plotë e Cristiano Ronaldos:

“Këto vite te Real Madrid dhe në qytetin e Madridit kanë qenë ndoshta më të lumturat e jetës sime. Kam vetëm ndjenja mirënjohjeje të madhe për këtë klub, për këtë tifozeri dhe për këtë qytet. Unë i falënderoj të gjithë për dashurinë që kam marrë. Megjithatë, unë mendoj se është koha për të hapur një fazë të re në jetën time dhe prandaj unë kam kërkuar nga klubi që të pranojë të më shesë. Unë e ndjej kështu dhe i kërkoj të gjithëve, sidomos tifozëve, që të më kuptojnë. Kanë qenë absolutisht 9 vite të mrekullueshme. Kanë qenë 9 vite unike. Ka qenë për mua një periudhë emocionuese, plot konsideratë, por edhe e vështirë për shkak se Real Madrid është një klub me kërkesë shumë të lartë, por nuk mund ta harroj se e kam shijuar futbollin në mënyrë të veçantë.

Kam pasur në fushë dhe në dhomat e zhveshjes shokë fantastikë, ndjeva ngrohtësinë e një tifozerie të pabesueshme dhe së bashku kemi fituar 3 Champions radhazi dhe 4 Champions në 5 vjet. Bashkë me ta kam fituar 4 Topa të Artë dhe 3 Këpuca të Arta. Real Madrid ka fituar zemrën time dhe familjen time, kështu që më shumë se kurrë dua të them faleminderit: falënderoj klubin, presidentin, drejtorët, kolegët e mi, të gjithë teknikë, mjekët, fizioterapistët dhe punëtorët që bëjnë gjithçka të punojë.

Faleminderit pafundësisht edhe një herë tifozëve tanë dhe futbollit spanjoll. Gjatë këtyre nëntë viteve kam pasur përballë lojtarë të mrekullueshëm. Respekt për të gjithë ata. Kam reflektuar shumë dhe e di se ka ardhur koha për një cikël të ri. Unë po largohem, por kjo fanelë, kjo stemë dhe “Santiago Bernabeu” do të jenë gjithmonë pjesë e imja, kudo që të jem. Faleminderit të gjithëve dhe natyrisht, siç thashë për herë të parë në stadiumin tonë 9 vite më parë: Hala Madrid”.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko