InstaBIZ

Ç’po ndodh te ‘Shiko kush Luan’? Përsëri largime dhe të papritura

               Publikuar në : 13:54 - 12/10/18 |
el ida

Ky sezon i dytë i emisionit të argëtimit në Top Channël “Shiko kush Luan” vijon ende të ketë surpriza. Kësaj here bëhet fjalë për një ndryshim që ka ndodhur në program. E  që pritet të reflektohet në transmetimin e puntatës së tretë, të shtunën e 13 tetorit.

Në një video promovuese publikuar në rrjetin social Instagram nga autorja dhe prezantuesja e emisionit, Luana Vjollca, shihet se në një fragment sekondi në emision shfaqet këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur si Fifi teksa këndon pranë bandës muzikore.

Ndërkohë që nuk shfaqet në asnjë moment këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj. Ajo ishte e përzgjedhura e këtij sezoni për të kënduar në momente të ndryshme përgjatë emisionit.
Në fakt duhet thënë se mungesa e Fifit këtë sezon e përzgjedhur si këngëtarja e emisionit gjatë sezonit të parë i ra në sy teleshikuesve që në nisje të emisionit. Ata aluduan për ndonjë zënkë mes produksionit dhe këngëtares, e cila sqaroi më pas se largimi i saj lidhej thjesht me përfundimin e kontratës që ajo kishte me Top Channel. Kontratë e cila këtë sezon ishte nënshkruan me këngëtaren e njohur shqitare Marsela Çibukaj.

Nuk dihet nëse Marsela është larguar përfundimisht nga ky emision apo mungesa e saj është thjesht në këtë puntatë. Kjo mbetet për t’u parë në vijim…

Pas