CNN: Vizitoni 17 vendet më të bukura për 2017-n… dhe Shqipërinë – Opinion – Faqja Zyrtare
-Turizëm, Aktualitet, Te Fundit

CNN: Vizitoni 17 vendet më të bukura për 2017-n… dhe Shqipërinë

durresi

Gjiganti mediatik amerikan “CNN” në portalin e tij on-line “cnn.com” në një rubrikë të veçantë ku reklamohen vende nga e gjithë bota, ka publikuar këtë herë edhe një mesazh të veçantë për Shqipërinë.

Në këtë rubrikë “CNN” ka një artikull ku sugjeron 17 vendet më të mira në botë që sipas ekspertëve të turizmit nuk duhen lënë pa u vizituar këtë vit (2017).

Mes 17 shteteve nga më ekzotikët dhe të veçantët e botës, si Australia, Kina, Bermudet, Kanadaja, Kenia, Kolumbia, Franca, Irlanda, Islanda, Malajzia, Tajlanda etj., “CNN” ka këshilluar turistët nga e gjithë bota që të mos lënë pa parë as Shqipërinë, duke e ilustruar atë me një foto nga plazhi i Durrësit, si dhe duke e cilësuar atë si një ndër destinacionet më të veçanta në rajonin e Ballkanit, në Europën Jug-Lindore.

“Vend i vogël mesdhetar – dikur një nga më të izoluarit shtete staliniste të epokës së Luftës së Ftohtë – i cili ka qenë i mbajtur ‘sekret’ nga Evropa për pjesën më të mirë të dy dekadave të fundit. Ka shumë diell dhe milje të tëra me plazhe të pacenuar dhe të virgjër.

Ka një kulturë të ngjashme me Greqinë aty pranë, por shpesh ka gjysmën e çmimieve të sherbimeve turistike se sa ai vend. Shqipëria po vazhdon të lulëzojë dhe të zhvillohet edhe për vitin 2017”,- shkruan ndër të tjera artikulli i “CNN” për Shqipërinë.

“CNN” përmend plazhet e mrekullueshme shqiptare, alpet, turizmin gastronomik, atë kulturor, historik, si dhe nuk lë pa përmendur as bunkerët e kohës së komunizmit.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko