Aktualitet, Te Fundit

Çmime edhe më të shtrenjta nga “Rinasi”

Nëse qytetarët të cilët udhëtojnë nga aeroporti i Rinasit shpresonin që pas heqjes së monopolit të fluturimeve të kishin çmime më të lira, në fakt po ndodh e kundërta.

Biletat nga aeroporti “Nënë Tereza” do të jenë më të shtrenjta. Shkak për këtë është rritja e taksës së terminalit nga agjencia e kontrollit të ajrit Albcontrol për çdo avion që ulet në pistë.

Njoftimin e ka bërë Eurocontrol, institucioni që menaxhon rrjetin ajror në Europë. Nga 158.7 euro për fluturim që ishte më parë, kjo tarifë ka shkuar në 202 euro.

Çmimet e biletave në aeroportin e Tiranës janë ndër më të kripurat në rajon e Europë. Nëse kërkon të presësh një biletë për një fundjavë në Paris, çmimi i saj shkon nga 233 deri në 502 euro.

Por nuk është i njëjti çmim, nëse bileta pritet për të udhëtuar në të njëjtat data, nga një tjetër aeroport, nga ai i Romës, apo i Vienës. Edhe pse me shërbime më të mira, ku ofrohen linja direkte, një biletë vatje – ardhje nga aeroporti i Romës kushton 145 euro, ndërsa nga Viena 150.

Tv Klan

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko