Aktualitet, Bota, Te Fundit

‘Çmendet’ Britania, çon qindra ushtarë e tanke në kufi me Rusinë

232520-Berserker

Qindra ushtarë britanikë dhe tanke janë nisur drejt kufirit evropian me Rusinë, në shfaqjen më të madhe të forcës kundër Moskës që nga ‘Lufta e Ftoftë’.

Rreth 120 trupa janë vendosur në bazën ajrore në Estoni në kufi me Rusinë, e cila e sheh Moskën si kërcënim për Perëndimit dhe qytetarët e saj.

Treqind makineri ushtarake do të mbërrijnë gjatë javës së ardhshme, duke përfshirë edhe tanket e famshëm “Challenger 2” dhe artileritë “AS90”.

“RT” raporton se, gjatë muajit të ardhshëm do të dërgohen të tjerë ushtarë britanikë, duke e cuar numrin trupave mbretërore angleze deri në 800.

Sekretari i mbrojtjes së Britanisë, Michael Fallon, është shprehur se ka ardhur koha që edhe Mbretëria e Bashkuar “të ngrihet kundër agresionit rus”./RT

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko