-Sociale, Kryesore

Çifti shqiptar humbet foshnjën një muajsh: Zoti na e dha, Zoti na e mori

Historia e Fisnikut dhe Arlindës është bërë pjesë e mediave italiane, ndërsa çifti shqiptar ka humbur dy ditë më parë humbën foshnjën e tyre, që sapo kishte mbushur një muaj.

Vogëlushja që kishte lindur në 5 Dhjetor të vitit 2017, ndërroi jetë gjatë natës, mbrëmjen e 10 Janarit.  “Zoti na e dha, Zoti na e mori. Duhet të jemi të fortë për Alendorin, fëmijën tonë të parë 20-muajsh”, janë shprehur ata në media, ndonëse në sy shihen lotët për humbjen e vajzës.

Sipas mjekëve, vajza “ka vdekur në djep”, në shtëpinë e tyre në Altobello (në komunën Mestre, provincë në Venecia), që 32-vjeçari kishte mundur ta blinte pasi ishte martuar me Arlindën.

“Në 22:30 vajza ishte mirë, ishte vetëm e ftohur, dhe të hënën e çuam në pediatri për të marrë aerosol. Për herë të fundit e ushqeva rreth orës 1 dhe pastaj e zuri gjumi”, ka treguar Arlinda me lot në sy.

Mjekët u kanë thënë se raste të tilla tek foshnjat janë të njohura dhe njihen ndryshe si “vdekje e bardhë”, gjë që e ka bërë çiftin të mos kërkojë autopsi për vogëlushen.

“Duan ta varrosim në Shqipëri, në Shkodër, në qytetin tonë. Do të nisemi të hënën”, është shprehur Fisniku për mediat italiane.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko