-Si u Veshën, -U tha në Opinion, Aktualitet, InstaBIZ, Kryesore, Te Fundit

Çfarë u vu re tek kandidatet e reja dje në “Opinion”?

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” ishin të ftuara disa nga emrat e rinj që aspirojnë të bëhen pjesë e politikës. Çuditërisht të gjitha partitë kryesore kishin dërguar në studio si përfaqësues të tyre 7 femra, në fakt u bë kohë që partitë politike kanë filluar të mburren për prezencën e femrave në listat për kandidate, kjo u tregua edhe dje, por përveç kësaj opinion.al do të rendisë disa veçori që u dalluan gjatë paraqitjes të tyre ditën e djeshme.

Për herë të parë kandidon një vajze 19 vjeçare, e cila këtë vit kandidonte dhe votonte për herë të parë, (Greta Topjana nga PDIU). Një tjetër gjë që ra në sy ishte se asnjëra nga të ftuarat në panel nuk pati problem të tregonte moshën. Po ashtu asnjëra prej tyre nuk rrëfeu një emër konkret që do ta ndiqte për model në politik, por të gjitha lanë të nënkuptohej për modelin e kryetarit të tyre të partisë.

Kandidatet e reja njihnin mirë programet e partive politike të tyre sa edhe ishin të gatshme të flisnin më gjatë për ato se sa për jetën e tyre. Artikulonin mirë, ishin shumë të qarta në atë që thoshin dhe asnjëra prej tyre nuk kishte emocionet që karakterizon moshën e tyre, apo daljen në një televizion të madh për herë të parë. Të gjitha treguan se janë futur në politikë për të ndryshuar vendin dhe për të bërë diçka më mirë.

Kandidatet e reja sa i përket pamjes kishin ardhur tepër thjeshtë dhe elegante, të veshura me këmisha, apo edhe me fustane, pamjet e tyre nuk ishin të ngarkuara në tualet dhe thuajse të gjitha kishin veshur taka. Ngjyrat që kishin përdorur ishin jo të forta, por rreth pastelit e cila është edhe tendenca e kësaj vere. Roza e lehtë, e bardha, e verdha, e bojëqelli e lehtë, këtu vërtiteshin ngjyrat e veshjeve të tyre.

Dje ato tërhoqën vëmendjen e të gjithëve, sot portalet dhe mediat e ndryshme online kanë diskutuar gjatë për paraqitjen e tyre. Disa prej tyre që kandidojnë për partinë në pushtet ndryshe nga figurat e vjetra të partisë së tyre, pranuan që ka probleme të shumta në vend dhe madje e thanë troç, nga ana tjetër kandidatet nga opozita pranuan çfarë ishte bërë mirë nga qeveria. Ato u paraqitën ndryshe në disa drejtime, të paktën jo si kopje e liderëve të tyre. Gerta Zaimaj/opinion.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko