Aktualitet

Çfarë pritet të ndodhë sot në Parlament: Opozita kërkon largimin e Xhafës, mungojnë Rama e Ruçi

               Publikuar në : 09:18 - 17/05/18 |
ri.de.

Sot në orën 10:00 mblidhet në seancë parlamenti, i cili do të drejtohet nga Vasilika Hysi, pasi kryetari Ruçi ndodhet për vizitë jashtë vendit. Po kështu mungon Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Sofje në samitin e BE me vendet e Ballkanit.

Opozita ashtu siç ka paralajmëruar do të kërkojë largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ky i fundit nuk dihet nëse do të jetë sot prezent në parlament për tu përballur me opozitën.

Burime nga PD thanë se ashtu siç deputetët kanë vepruar kësaj jave në komisione, do të veprojnë edhe në parlament: Pra do të kërkojnë largimin e ministrit të Brendshëm. Ata thanë se nuk do të lejojnë të diskutohen pikat e tjera të rendit të ditës pa dhënë llogari ministri me vëllanë trafikant droge.

/Opinion.al

Pas