-Teknologji

Çfarë po ndodh me fëmijët sot? 2 nga 3 prej tyre nuk e dinë se çfarë është një CD

Për disa mund tiu duket sikur dje ka qene koha e kasetave, CD dhe hard disqeve.

Por kur vjen puna tek brezi i të rinjve të sotëm kjo teknologji e viteve 1990 është krejtësisht e panjohur.

Këtë gjë e ka vërtetuar dhe një studim i fundit i YOUGOV të cilët morën në studim rreth 2 mijë fëmijë të grupmoshës 6-18 vjeç, ku 2 në 3 prej tyre nuk e dinin se çfarë ishte një CD dhe më shumë se gjysma e tyre se dinin çfarë ishte hard disku, shkruan intv.al

Hulumtuesit ju kërkuan fëmijëve të emëronin secilën nga pajisjet teknologjike të 1990 dhe 71% e fëmijëve gabuan në identifikimin e tyre.

Sipas studiueseve sa më të vegjël ishin fëmijët aq më të panjohur ju dukeshin këto pajisje që për moshën e mesme të shoqërisë nënkuptojnë shumë.

Mos identifikimi i pajisje teknologjike të së kaluarës prekte dhe videokasetat që përdoreshin për lojëra kompjuterike.

Udhëheqësja e studimit të ekipit të Omnibus të YouGov Lauren Nasiroglu i ka komentuar të dhënat e studimit si pasojë e hapave të mëdha me të cilën po ecën teknologjia në ditët e sotme./intv.al/

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko