-Si u Veshën, -U tha në Opinion, Te Fundit

Çfarë nuk patë mbrëmë nga ardhja e Saimir Tahirit në Klan?

Ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri është aktualisht personi që ka marrë vëmendjen e çdo shqiptari, vëmendjen e çdo medie dhe po ashtu vëmendjen e të gjitha lajmeve. I gjithë opinioni publik është gozhduar tek zhvillimet e fundit që vijnë prej tij.

Mbrëmjen e djeshme dalja e tij në “Opinion” vinte pas një lumë akuzash, përgjimesh, dyshimesh e po ashtu hetimesh nga Prokuroria. Ishte dalja e tij e parë përballe gazetarëve.

Për shkak të ngjarjeve dhe takimeve intensive, vetë ardhja e Tahirit dje në TV Klan u kthye edhe më tepër në një kureshtje që ka mbajtur mbërthyere para ekranit gjithë shqiptarët, qoftë ata që e donin apo edhe ata që e urrenin atë. Tahiri nuk erdhi fiks në orarin e duhur në “Opinion”, por erdhi në kohën e duhur dhe foli aty gjerësisht për akuzat ndaj tij.

Hyrja në ambientet e TV Klan u duk paksa më “spektakolare” për shkak se emisioni filloi pa praninë e tij. Disa kamera shtuan edhe më tepër momentet e suspansës teksa të gjithë prisnin LIVE ardhjen e Tahirit, i cili mbërriti me disa minuta vonesë.

Në hyrje të televizionit ai u prit nga Drejtori TV Klan Aleksandër Frangaj dhe kryereaktorja e ‘Opinion’ Desada Metaj, ju desh të ndalej në recepsion për të firmosur një shkresë të dërguar nga ana e Kuvendit. Tahiri është ndalur ka firmosur marrjen e dokumentit, i cili zyrtarisht e vinte në dijeni të kërkesës së prokurorisë për heqjen e imunitetit të tij.

Jo vetëm për ngjarjen, por ndoshta edhe për shkak të vëmendjes e cila si kurrë më parë ishte për atë, që në fillim Tahiri u pa ndryshe, plotë emocione, jo më aq i fortë dhe i sigurt në vetvete. Më pas u zhvendosën drejt dhomës së grimit ku edhe u bën përgatitjet e fundit përpara se ai të shkonte në studio.

Tahirin e shoqëronin edhe njerëzit e tij të afërt në punë, përpara se të hynte në studio ai dorëzoi tek ata sende personale dhe mori gjithë dokumentacionin e nevojshëm që do t’i duhej për përballjen me tre gazetarët.

Drejtuesi i emisioni Blendi Fevziu kishte përgatitur një sërë pyetjesh, por fillimisht ai i kërkoi mirëkuptimin për të bërë punën e tij pavarësisht gjendjes apo momenteve të veshtira në të cilat ish-ministri ndodhej.

Sa i përket paraqitjes së tij në komunikim ishte ndoshta ajo që të gjithë prisnim; zë i ulët, ndonjëherë edhe i dridhur, herë-herë edhe gati në lot, Tahiri ka rrëfyer gjerë e gjatë versionin e tij të ngjarjeve. Disa herë ai theksoi se ky është një moment i vështirë në jetën e tij, për të dhe për familjen e tij. E po ashtu të shumta ishin rastet kur Tahiri përmendet djalin e tij dhe merakun për sigurinë  dhe qetësinë e tij, e sa herë fliste për të, u vu re një detaj, duart i mblidhte në grusht dhe i shtrëngonte, për të përcjell mesazhin se do të përballonte këtë situatë të krijuar, pikërisht për shkak të tij.

Edhe me paraqitjen e jashtme ai kishte ardhur më i lirshëm, më jo formal, larg nga kornizat e një zyrtari me kostum serioz dhe kollare, por në korniza më konfidencial; pa kollare, me këmishë, xhaketë, xhinse dhe atlete.

Ajo që u pa në kamera ishte edhe ajo pas kamerave. Tahiri nga Ministri që “arrestonte” , dje hidhte hapat e një ish-ministri që priste të arrestohej. Gerta Zaimaj/ Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko