InstaBIZ, Te Fundit

Çfarë ndodhi në emisionin e Ermalit që zemëroi Valbona Memën?

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore shqiptare, Valbona Mema ka qenë e ftuar në emsionin “Xing me Ermal Mamaqin” që u transmetua gjatë natës së ndërrimit të viteve në TVKlan.

Ajo ka performuar bashkë me këngëtarë të tjerë si Eni Koçi, Florian Nazifi dhe Eneda Tarifa.

Mirëpo duket se diçka e ka zemëruar Memën me Mamaqin, i cili mesa duket ka ndërprerë ose nuk e ka transmetuar momentin e performancës së saj.

Valbona ka publikuar një video te regjistruar nga publiku nën të cilës shkruan:

Ju përshëndes meqë na e preu xhaxhi Ermali..se ktu o duhet me knu xum m’pa xum ose ta presim kongën..mjer muzika tradicionale ku po përfundon….”

VALBONA9

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko