-Jetë dhe Stil, -Shëndeti, Metro

Çfarë ndodh kur shohim ose dëgjojmë persona që nuk jetojnë

Studimet tregojnë se 6 në 10 njerëz shohin ose dëgjojnë të dashurit e tyre të vdekur. Ata thonë se në fakt halucinacionet janë të zakonshme, por shumë njerëz kanë frikë se po çmenden dhe nuk jua përmendin miqve të tyre.

6 në 10 njerëz që janë në zi kanë treguar se kanë parë ose dëgjuar të vdekurit e tyre të dashur.

Në mesin e njerëzve, rreth 30-60% kanë përjetuar gjëra të tilla si për shembull bashkëshortin e tyre të ulur në karrige apo i kanë dëgjuar të thërrasin emrin e tyre sipas shkencëtarëve.

Kërkuesit e Universitetit të Milanos thanë se ka një përhapje shumë të lartë të këtyre “përvojave të halucinacioneve pas humbjes së një njeriu të dashur” në ata persona që nuk kanë histori të çrregullimeve mendore.

Studiuesit arritën në këto konkluzione, pasi rishikuan studimet që ishin kryer më parë në lidhje me këtë çështje.

Në raportin e botuar në “Journal of Affective Disorders” thuhet se ky studim jep konsistencë dhe i ligjëron këto fenomene. Studiuesit thanë se ka nevojë për studime të mëtejshme për të përcaktuar natyrën fiziologjike dhe patologjike të saj.

Jacqueline Hayes, një akademike në University of Roehampton ka studiuar fenomenin duke intervistuar njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët kanë humbur bashkëshortët, prindërit, fëmijët, vëllezërit ose miqtë.

Njerëzit raportonin vizionet, zërat, ndjenjën sikur dikush i prek ose një ndjenjë të pranisë së dikujt që nuk është e lidhur drejtpërdrejtë më shqisat.

Mirëpo çfarë të reje sjell kjo? Raporti vijon me një tjetër hulumtim nga “University of Southampton”, i cili sugjeron se mund të ketë një jetë pas vdekjes.

Ky studim, gjeti prova se vetëdija mund të vazhdojë për të paktën disa minuta pas vdekjes klinike, gjë e cila më parë ishte e pamundur.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko