-Teknologji, Kryesore

Çfarë mendim keni për iphone XC?

iPhone X i Apple është pa dyshim telefoni më inovativ ndër vite, por njëkohësisht edhe shumë i shtrenjtë. Po sikur Apple të nxirrte në treg një telefon shumë të ngjashëm me iPhone X, por më të lirë?

iDropNews ka zhvilluar një concept për “XC”, dhe duket goxha premtues.

Nëse ju kujtohet, në vitin 2013 Apple nxorri në treg një aparat celular më të lirë se të tjerat e asaj kohe dhe e quajti iPhone 5C. Pjesa e mbrapme e saj ishte plastike dhe vinte në 5 ngjyra. iDropNeës mendon se Apple mund të bëjë të njëjtën gjë me iPhone X.

Ky aparat mendohet se do të jetë material plastik i lëmuar, normalisht shumë më i thjeshtë për t’u zëvndësuar se pjesa e pasme prej xhami që ka iPhone X. Pjesa më e bukur është që përveç materialit, nuk do t’i mungojë pothuajse asgjë tjetër! Karikimi me ëireless do të vazhdojë të jetë i mundësuar sepse ajo punon me celularë prej materiali xhami por edhe plastik. iPhone XC do të vinte edhe me më shmë ngjyra, njësoj si iPhone 5C: të bardhë, të kuqe, blu, jeshile dhe të verdhë.

Megjithatë kjo mbetet vetëm një koncept, pasi nuk e dimë për çfarë po punon Apple, megjithatë mund të themi që ka patjetër vend për një iPhone X më të lirë.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko