InstaBIZ, Te Fundit

Çfarë ka ndodhur mes Agron Llakës dhe Rudina Dembacajt? Flasin pas shumë kohësh aktorët

Rudina Dembacaj dhe Agron Llakaj ishin dy aktorët qendror dhe tepër të lidhur me njëri tjetrin në fillimet e emisionit të humorit “Al Pazar”. Rreth 5 vite më parë kur startoi emisioni në ekranin e ‘Vizion Plus’, pamë që dy aktorët interpretuan disa role bashkë, që për kohën ishin tepër të suksesshme dhe u mirëpritën nga publiku.

Si fillim ishte Agron Llakaj ai që u largua nga emisioni “Portokalli”, e më pas  erdhi edhe largimi i Dembacaj nga ky emision. Fillimi u duk i mirë për të dy aktorët ne emisionin e ri, aq sa drejtuesi i emisionit Agron Llakaj i dha përparësi në shumë role aktores, e cila më parë më “Portokalli” kishte luajtur rolin e vetë, atë të politikanes Jozefina Topalli.

Pas disa vitesh së bashku erdhi  edhe kjo ndarje e “çiftit” të spikatur në “Al Pazar”. Nuk u morr vesh arsyet e largimit të aktores Rudina Dembacaj, asnjëri prej tyre nuk u prononcuan publikisht për këtë ndarje. Më pas aktorja u fokusua në jetën familjare, ajo u martua me të dashurin e saj, një biznesmen i suksesshëm, në një ceremoni madhështore, shkruan opinion.al

Sot aktorja ka nisur një emision të sajin në ‘Ora News’, të titulluar ‘Mos i fol shoferit’ një projekt që nisi pasi ajo u bë nënë.

Por aktori i humorit Agron Llakaj, ka folur për këtë marrëdhënie për herë të parë pas shumë kohësh në emisionin “Thumb” të ABC news. I pyetur nga Fatma dhe Aulona për ikjen e aktores, Llakaj është përgjigjur se ishin pikërisht angazhimet familjare ato që e detyruan Rudinën të largohej, gjë që është paksa dyshuese, pasi Rudina aktualisht është në emision tjetër edhe pse nënë e një fëmije disa muajsh. Kjo konfirmohet edhe nga vetë aktorja e cila nga ana e saj ka dhënë një përgjigje që është shumë larg asaj të Agron Llakës, madje ajo e ka akuzuar atë se gënjen.

E ftuar në ‘Check In’ në ‘NRG Radio’, ajo ka thënë se: ‘Nuk do më shihni më asnjë ditë në Al Pazar! Dhe nuk e lashë për arsye familjare siç thotë Goni. Fatkeqësisht ose fatmirësisht nuk kemi mbetur miq!’. Ajo ka thënë gjithashtu se nuk do ta ftonte Agronin në emisionin e saj, duke nënkuptuar se midis tyre ka ndodhur diçka e pakëndshme./opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko