InstaBIZ

Çfarë fshihet pas bashkëpunimit të Noizyt me Dafina Zeqirin?

               Publikuar në : 19:27 - 08/11/18 |
Gerta

Bashkëpunimi mes tyre “A don love, a don sex” ka qenë një sukses dhe ndoshta kjo i ka shtuar dëshirën Noizyt për të pasur pjesë të OTR edhe Dafina Zeqirit!

Megjithatë mediat shkruajnë se diçka më tepër fshihet pas kësaj dhe në të vërtetë Noizy dhe Dafina mund të jenë duke nisur një romancë.

Që prej daljes së klipit u aludua se teksti i këngës së tyre i cili fliste për një dashuri mes Noizyt dhe Dafinës pa pasur parasysh famën e tyre. Skenat në klip ishin mjaft të nxehta dhe dukshëm këngëtarët kishin kimi mes tyre.

Më vonë, pamë se në rrjete sociale, sidomos në Instagram, Dafina ishte tejet aktive në postimet që bënte me djemtë e “OTR” dhe në komentet që linte tek të gjithë, çka na bën të kuptojmë se ka një afrimitet mes saj dhe gjithë miqve të Noizyt.

Ndërkohë vetëm disa orë më parë, ka qenë Noizy i cili ka postuar një video në Instastory ku duke qeshur thotë se Dafina e “firmosi shpirtin” duke lënë të kuptohet se ndonëse nuk ka frimosur kontratën për të qenë pjesë e “OTR”-së ajo do shumë që të jetë pranë tij.

 

A është e gjitha kjo një mënyrë e mirë marketingu për të pasur edhe më shumë sukses për këngën “a don love a don sex” apo Duffy dhe Noizy po nisin një romancë? Mbetet vetëm për tu parë hap i radhës.

Pas