Bota, Galeri, Te Fundit, Të Gjitha

Çfarë bëri Princeshë Diana përpara vdekjes, ja si i kaloi ajo muajt e fundit të jetës

Vdekja e princeshës Diana ka tronditur opinionin publik në vitin 1997, pas aksidentit tragjik që ajo pësoi. Sigurisht që ajo nuk e dinte se ky do të ishte viti i fundit i jetës së saj dhe e jetoi jetën më shumë se normalisht. Ajo bëri bamirësi, vizitoi vende të ndryshme dhe kaloi kohë me familjen e saj. Ja ku dhe si i kaloi Diana muajt e saj të fundit.

22 maj 1997 – Ajo vizitoi një spital në Lahore, Pakistan ku si qellim kishte të ndihmonte për rritjen e fondeve kundër kancerit. Por thashethemet për një romancë të sajën me një kirurg të quajtur Hasnat Khanpor fjalë të cilat i pohoi dhe vetë doktori duke u shprehur se ata ishin bashkë prej 2 vitesh, dhe se princesha ishte gati të martohej me të.

3 qershor 1997 – Pas divorcit të saj, Diana ia kushtoi gjithë vëmendjen Baletit Kombëtar Anglez, për të cilin dhuroi shumë para. Ajo u paraqit në event e veshur me fustanin e famshëm gurë-kali që u kthye një ndër veshjet më të përfolura të sajat.

18 qershor 1997 – Ajo takoi për herë të fundit në New York Nënë Terezën, e cila ishte në një gjendje jo shumë të mirë shëndetësore. Ato kaluan dorë për dorë në rrugën e vendit, ku pas një takimi 40 minutësh, shenjtorja e bekoi princeshën. Diana më pas zhvilloi një takim në Shtëpinë e Bardhë me Hilary Clinton. Në shtator të atij viti Nënë Tereza ndërroi jetë në moshën 87 vjeçare.

30 qershor 1997 – Vetëm 1 muaj përpara vdekjes tragjike, ajo doli në kopertinën e revistës prestigjioze “Vanity Fair” ku foli për jetën e saj pas divorcit. Fotografitë që ajo realizoi për këtë revistë janë edhe fotot e saj të fundit zyrtare.

1 korrik 1997 – Në ditën e 36 vjetorit të saj të lindjes, Diana ishte e ftuar në 100 vjetorin e “Tate Gallery London”, ku ajo u shfaq e veshur me një fustan të zi shumë elegant, dhe si dhuratë djali i saj Herry i këndoi bashkë me shokët e klasës këngën e ditëlindjes në telefon.

7 korrik 1997 – Diana shkoi të pushonte në ST Tropez, në vilën e të dashuri të saj Dodi al Dayed, djali i miliarderit egjiptian. Ajo ishte së bashku me dy djemtë e saj ku kaluan një kohë shumë të bukur. Çifti më pas u gjend i vdekur në aksidentin famëkeq.

Gusht 1997 – Në fundin e pushimeve verore ajo dhe Al Fayed u panë duke pushuar së bashku në jahtin e tij luksoz në detin mesdhe. Ata fluturuan nga Franca në Sardenia përpara se të shkonin në Paris më 30 gusht.  

30 – 31 gusht 1997 – Pas udhëtimit në Sardenia Diana dhe Al Fayed u kthyen së bashku në Paris dhe drekuan në hotelin Ritz. Teksa po dilnin nga hoteli, ata u ndoqën nga një turmë paparacësh të cilët ndiqnin limuzinën e tyre me motoçikleta. Kjo ndjekje i kushtoi Dianës dhe të dashurit të saj jetën, pasi ata u gjetën të vdekur mëngjesin e së dielës në një aksident me makinë./

Përshtati nga “Marie Claire” Ema Shazivari/ Opinion.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko