Çështja çame fut në “sherr” PDIU dhe PS para zgjedhjeve – Opinion – Faqja Zyrtare
-Politikë, Aktualitet, Te Fundit

Çështja çame fut në “sherr” PDIU dhe PS para zgjedhjeve

idrizi

Përveç tensioneve mes forcave politike në koalicion  PS-LSI për të cilat është folur shumë gjatë ditët e fundit, tashmë tensione shikohen edhe mes PS-së dhe PDIU-së.

Nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve është bërë publike një kopje e procesverbalit me dyer të mbyllura që u mbajt me datë të datës 26 janar 2017.

Nga ky takim kreu i grupit i Partisë Socialiste Gramoz Ruçi ka dalë kundër kryetarit të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, duke i thënë që të heqë dorë nga kërkesa për hetim në Parlament për çështjen çame.

Socialisti Ruçi por edhe kryetarja e Komisionit parlamentar për Punët e Jashtme, Arta Dade sikundër thuhet në procesverbal kërkojnë ngritjen e një komisioni hetimorë për këtë çështje. Ata theksojnë gjithashtu se  hetimet për këtë çështje nuk duhet të ndodhin në prag të zgjedhjeve. Nga ana tjetër socialistët u shprehën se nuk ka një afat të mjaftueshme kohorë që të gjithë të mblidhen dhe ta shqyrtojnë.

camet

Për çështjen e kohës kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi tha se: “Ne e sollëm më 20 dhjetor duke pasur parasysh që Janari, Shkurti, Marsi janë tre muaj të mjaftueshëm për të thirrur, evidentuar, mbledhur për herë të parë faktet, dokumentet që janë gjithandej dhe që dihen tashmë dhe ne kemi bërë edhe një punë përgatitore për këtë gjë, edhe me historianë, edhe me juristë të së drejtës ndërkombëtare, duke shprehur vullnetin e 7 deputetëve”.

Por debati në mbledhjen me dyer të mbyllura,  ka degjenuar deri aty sa Ruçi të ketë akuzuar Idrizin se “po tallet me çështjen çame”.

camet1

Ndërsa nga ana tjetër kreu i PDIU-së, në replikën e tij ka thënë se “e kuptova që edhe këtu paska njerëz që kanë hall mos iu mërzitet Greqia” dhe është larguar në mënyrë demonstrative nga mbledhja.

Kundër ngritjes së një komisioni hetimor parlamentar për çështjen çame janë shprehur edhe kryetari socialist i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, si edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko