Çelet në Tiranë Bienalja e Akuarelit, marrin pjesë 400 artistë nga mbarë bota – Opinion – Faqja Zyrtare
-Kulturë, Aktualitet, Metro, Te Fundit

Çelet në Tiranë Bienalja e Akuarelit, marrin pjesë 400 artistë nga mbarë bota

17237228_10208660984897388_1353471963_o

U çel në Tiranë edicioni i Dytë i Biennales Ndërkombëtare të Akuarelit, ku për pesë ditë do të shfaqen punimet origjinale të rreth 400 artistëve të njohur nga 60 vende të botës.

Aktiviteti organizohet nga Shoqata Kulturore VIZart dhe Shoqata Ndërkombëtare e Akuarelistëve për Shqipërinë dhe mbahet tek Muzeu Historik Kombëtar.

I pranishëm në ceremoninë e hapjes, Veliaj theksoi se Tirana po kthehet në një kryeqendër e artit botëror. “Mirënjohjen më të madhe e meriton Helidoni që na mbledh të gjithëve tek Bienalja e dytë dhe ka bërë një punë fantastike që me shumë dashuri të punojë gjatë gjithë vitit që ta kthejë Tiranën në një kryeqytet të artit botëror”, tha Veliaj duke premtuar se për Bienalen e ardhshme i gjithë sheshi “Skënderbej”do të ketë mbaruar duke u transformuar në një nga sheshet dhe hapësirat pedonale më të bukura në rajonin tonë”, u shpreh ai.

Kreu i Bashkisë u shpreh optimist se Bienalja Ndërkombëtare e Akuarelit do të shërbejë edhe si nxitës për mjaft të rinj që të merren me art.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko