Aktualitet, Komente, Te Fundit

Bushati: Rama po përpiqet t’ia hedhë gjithë fajet e policisë Saimir Tahirit

Gazetari Andi Bushati shkruan se miti i policisë që duam u pompua me spote televizive dhe me konferenca marramendëse ku asistonin edhe diplomatet e huaj, por tani, në fillim të mandatit të dytë të Ramës, duket sikur gjithçka ka ndryshuar.

Sipas tij, të flisje për “çunat e Sajmes”, që i linin kriminelët të iknin etiketoheshe menjëherë si pjesë e makinerisë së baltës, të përmendje batërdinë e kultivimit të hashashit, ishe menjëherë pjesë e kazanit të shpifjeve.

Me fillimin e mandatit të dytë të Ramës, duket sikur gjithçka ka ndryshuar. Vetë kryeministri në fjalën e tij të parë në parlament falenderoi opozitën për rolin që kishte luajtur në denoncimin e kanabisit dhe pranoi si pa të keq se na paskësh gënjyer për katër vite me radhë”, shkruan Bushati.

Ai tregon se proceduarat e tenderave të Tahirit po anullohen nga Xhafa, drejtorët e policisë që punuan me të janë hequr të gjithë nga puna, njerëzit e tij të afërt janë lënë në hije si të pabesueshëm.

Bushati thekson se që nga viti 2013 dhe policia, ashtu si i gjithë shteti, drejtohet me dorë të hekurt nga Rama. 

Sajmir Tahiri mund të fajësohet për lidhjet me kriminelët, po aq sa Ilir Beqja për tenderat që u dha koncesionarëve të shëndetësisë, apo Erion Veliaj për grataçielat që u ka firmosur oligarkëve të Tiranës. Të gjithë e dinë se pas tyre fshihet një dorë e vetme dhe, faji i atyre që kanë nënshkruar, është se nuk kanë ditur t’i rezistojnë”, shkruan ai.   

Sipas tij, Rama i diskredituar në publikun vendas dhe i kapur mat nga partnerët ndërkombëtarë, po bën gjithçka për të treguar se të gjitha fajet i ka pasur Sajmir Tahiri.

Bushati thekson në shkrim se Rama në fakt po përsërit të njëjtën lojë të vjetër, që luajti kur ishte në krye të bashkisë së Tiranës.  

Për të, ai edhe atëherë, pasi u doli boja rryshfeteve të mëdha që jepeshin për lejet e ndërtimit në kryeqytet, i hoqi qafe një e nga një edhe Gonxhen, edhe Lamen, edhe Kodhelin. Qëllimi ishte i qartë: fajin për këtë e kanë të tjerët dhe Rama nuk ka ditur gjë.

Përpos raportit Rama-  Tahiri, kjo histori ka edhe në anën tjetër. Atë që duhet të ketë qeveria me publikun. Dhe pikërisht këtu propaganda e Rilindjes ka ngecur. Sepse nga njëra anë ajo vazhdon t’a quajë historinë e policisë që deshëm një histori suksesi dhe nga ana tjetër do të përbaltë njeriun që e ka drejtuar për katër vite atë”, shkruan Bushati. 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko