Bota, Komente

Burgos aktivistët në muajin e Ramazanit, ja përllogaritjet e princ Muhamedit të Arabisë

Princi i plotfuqishëm i kurorës u ka dhënë më shumë liri subjekteve të tij shoqërore, por u ka marrë ato politike

Muaji i shenjë i Ramazanit ishte një rast për amnisti mbretërore në Arabinë Saudite, por në vend të faljes, Muhamed bin Salman ka shfrytëzuar pushtetin që i jep froni për t’i shtuar 2000 të burgosurve politikë akoma më shumë të dënuar.

Vetëm muajin e fundit rojet e tij kanë arrestuar 17 aktivistë liberalë. Nëntë pej tyre janë gra, të cilat kanë lobuar për të drejtën për të ngarë makinën. Fotografitë e aktivisteve femra shfaqen në faqet e para të shtypit, të vulosur në të kuqe me fjalët “spiunë”, “tradhtarë” dhe “agjentë të ambasadave”.

Princ Muhamedi i Arabisë Saudite ka hequr një pjesë të mirë të kufizimeve mbretërore, e megjithatë kur qytetarët kërkojnë të drejta, shpesh burgosen.  Shumë prej tyre kanë ç’aktivizuar llogaritë personale në rrjete sociale prej frikës. Në më pak se një vit si princ i kurorës, ai ka marrë kontroll të drejtpërdrejtë të medias dhe bizneset e mëdha, ose ka emëruar njerëzit e tij në bordet e tyre. Klerikët e dikurshëm dhe sfiduesit e princit janë shkatërruar. Princi gjithashtu ka rishikuar policinë e sigurimit të shtetit, duke rekrutuar ish oficerët egjiptianë për të sulmuar disidentët.

Strategjia e princ Muhamedit për të shtypur disa disidentë dhe për të hapur rrugën në disa aspekte të tjera duket mjaft e përllogaritur. Ai ka krijuar shumë armiq duke burgosur liberalët, duke falimentuar bizneset dhe duke tradhëtuar të tjerë të afërm të famijes mbretërore. Por disa e vënë në dyshim sundimin e tij. Sauditët duket se po përshtaten me idenë që një njeri i papërgjegjshëm do t’i sundojë me vite./Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko