Kryesore

“Bularati”, Idrizi: Turp për deputetët që shkuan në varrimin e terroristit

               Publikuar në : 14:29 - 09/11/18 |
ri.de.

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka reaguar pas thirrjeve nacionaliste dhe antishqiptare dje në Bularat të Gjirokastrës gjatë varrimit të ekstremistit grek Kostandinos Kaçifas. Shpëtim Idrizi i bën thirrje presidentit Meta të thërrasë këshillin e Sigurisë Kombëtare, pasi dje në Bularat shteti pushoi së ekzistuari.

“Në këto kushte PDIU dhe shoqata Çamëria kërkojmë me forcë të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për të vënë në alarm institucionet e sigurisë kombëtare, SHISH, SHIU, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes, por dhe për çështjen e financimeve greke për një pjesë të mediave dhe bizneseve”, u shpreh Idrizi nga selia e PDIU-së.

Ai i ka konsideruar si të turpshme veprimet e nacionalistëve grekë me thirrjet për Vorio Epirin, ndërsa sipas tij politika shqiptare hesht dhe nuk vepron.

“Ne kishim paralajmëruar se me varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri do bëhej vend pelegrinazhi. Kemi parë me shqetësim dhe indinjatë politikën nën tavolinë të politikës shqiptare. Greqia nuk njeh gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe pavarësinë e Kosovës. Dje u gjendëm përballë një shfaqjeje të turpshme. Ne dëgjuam thirrjet nacionaliste dhe raciste të grekëve në Bularat. Turp dhe për ata deputetë shqiptarë e grekë që u bashkuan në nderimin e një terroristi të keqpërdorur. Ka vetëm një Epir dhe është ai i Pirros së Epirit, krahinë shekullore e Çamërisë”, tha ndër të tjera Idrizi.

Pas