Sport, Te Fundit

“Buffon do të jetë ministri i ri për sportet”

Me shumë gjasa ky do të jetë sezoni i fundit i Buffon në futbollin e luajtur. 39-vjeçari vjet ka deklaruar edhe pse jo me një vendim të prerë se shanset për të mbyllur karrierën menjëherë pas përfundimit të Botërorit “Rusi 2018” janë të mëdha.

Gardiani i Juventusit dhe kombëtares italiane e ka thënë troç se ardhmja nuk do ti përkasë botës së trajningut, kështu që mundësitë më të mëdha janë që ‘giggi-n’ ta shohim në postet drejtuese të klubit bardhezi.

Sidoqoftë, Buffon ka edhe një mundësi tjetër në horizont. Vitorio Sgarbi, kreu i partisë “Rilindja” në Itali është shprehur: “Nëse ne fitojmë zgjedhjet, Bufon do të jetë Ministri i ri për Sportet. Ai është një njeri i balancuar, përfaqëson të gjithë kombëtaren dhe tani që po tërhiqet, mund t’i futet politikës.”

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko