-Destinacione, -Vënde për tu parë, Te Fundit, Travel

Budapesti, bota e tij ujore e nëntokësore një mrekulli

Si një nga qytetet më të njohur në Evropë, Budapesti është shndërruar në një vend shumë të dashur për turistët, për shkak të historisë së tij, arkitekturës unike dhe dashurisë ndaj ujit. Përderisa njerëzit notojnë në banjat e njohura gjeotermale të qytetit, në nëntokën e metropolit shtrihet një rrip botëror sekret për tu eksploruar.

Kryeqyteti hungarez është shtëpi e mbi 80 burimeve termale-tokësore dhe dhjetëra banjave. Përderisa rrjedha e ujit është ngrohur në mënyrë natyrale thellë nën sipërfaqen e tokës janë formuar qindra shpella duke e bërë kështu Budapestin shtëpinë e koleksionit më të madh të shpellave termale në botë. Brenda shpellave janë të vendosura litarë të cilët orientojnë drejtimin. Dhomat e shpellave ndryshojnë nga shumë të ngushta në të stërmëdha, aq sa të nxë brenda qindra autobus dykatësh. Shpella është e pasur edhe me krijesa endemike që nuk i gjen askund tjetër. Për herë të parë këto shpella u zbuluan në vitin 1950 megjithatë edhe pas kaq shumë vitesh misteret dhe bukuritë e shpellave ende nuk janë zbuluar të gjitha.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko