Sport

Botërori ‘Rusi 2018’ rrezikon bojkotimin

Botërori ‘Rusi 2018’ rrezikon të bojkotohet nga katër skuadra, pak muaj para fillimit.

Shkak për këtë është bërë helmimi i ish spiunit rus Sergej Skripial, ku dyshimet e para të autoriteteve britanike ranë mbi Rusinë.

Mediat britanike raportojnë se nëse kjo do të vërtetohet, atëherë Anglia do të tërhiqet nga Botërori.

Jo vetëm kaq, por Anglia ka gjetur mbështetje deri më tani edhe nga Australia, Polonia dhe Japonia.

“Një bojkot total i Botërorit është në tryezë dhe po diskutohet mes morisë së opsioneve që po shqyrtojmë”, thotë “The Times”  sipas një burim nga Ministria Britanike e Mbrojtjes.

Në rast se Anglia do të bojkotojë Botërorin, atëherë ajo do të përjashtohet që të marrë pjesë edhe nga botërori 2022 në Katar.

Botërori ‘Rusi 2018’ do të fillojë në 14 qershor dhe do të përfundojë me finale e madhe që do të luhet në 15 korrik.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko