Sport

Botërori ‘Rusi 2018’/ Pele: Neymar do të jetë në formë, dëshiroj që Brazili të shpallet kampion bote

Sulmuesi i Paris SG, Neymar ende nuk është rikthyer ende në stërvitje nga dëmtimi që ka pësuar në muajin shkurt, por ndërkohë legjenda Pele thotë se braziliani do të jetë i gatshëm për Botërorin.

“Neymar do të jetë në Botërorin e Rusisë, madje do të jetë në formë optimale sepse dëmtimi i tij nuk është i rëndë.

Sigurisht që është shumë i rëndësishëm për Brazilin, s’ka dyshim për këtë. I uroj të njëjtin fat që kam pasur unë kur luaja nëpër kampionate botërore. Brazili mund t’ia dalë mbanë” ka thënë Pele.

Ndërkohë legjenda Pele flet edhe për kombëtaren e Brazilit ku thotë dëshiron që të shpallet kampion bote në Rusi.

“Dëshiroj me dëshpërim që Brazili të shpallet kampion bote, por futbolli të dhuron gjithmonë surpriza.“Kam besim, sepse kemi lojtarë të shkëlqyer që luajnë në Europë. Problemi tani është t’i shohim teksa luajnë bashkë, por mendoj se kemi një kombëtare shumë të mirë. Kam besim gjithashtu edhe për shkak të Tite, trajnerit të ri të Brazilit, i cili ka pasur kohën e mjaftueshme për të përgatitur grupin më së miri” ka shtuar më tej 3 herë kampioni i botës me Brazilin.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko