Sport

Botërori ‘Rusi 2018’: Carlo Ancelotti bën parashikimin, Brazili favorit, mëkat që mungon Italia

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti ka bërë parashikimin e tij për Botërorin që nis këtë të enjte në Rusi.

Tekniku italian ka thënë se Brazili është skuadra që ka shumë mundësi për të fituar Botërorirn, duke parë që trajneri Tite ka ndërtuar një mbrojtje shumë të fortë dhe gjithashtu faza sulmuese është shumë e fortë.

“Kupa e Botës e nxjerr fituesin nga i njëjti grup i vogël skuadrash, që përbëhet nga Brazili, Argjentina, Gjermania ose Spanja. Mëkat që këtë vit nuk do të jetë Italia.” është shprehur italiani.

Ndërkohë Ancelotti foli edhe për aventurën e re që do të nis tek skuadra e Napolit duke thënë se pres të bëj më të mirën.

“E njoh shumë mirë atmosferën në Napoli. Tifozët e kësaj skuadra janë të apasionuar, i kisha kundërshtarë kur luante Maradona. Vitet e fundit kjo skuadër ka bërë shumë mirë dhe unë dua ta nis nga kjo bazë.”  ka përfunduar Ancelotti.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko